I ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, moderatori i njohur Ledion Liço ka folur për fillimet e tij në ekran, duke nisur nga pjesëmarrja në akademinë “Poleposition”.

Ledioni tregoi se ëndrra e tij nuk ka qenë të bëhej prezantues, por këngëtarë, pasi kishte pasion për muzikën.  “Pasioni për muzikën. Nuk kam dashur të bëhem ndonjëherë prezantues, aq më pak gjërat që u bëra rrugës. Pasioni për muzikën më thirri në një karaoke tek Ethet”, tha Liço.

Ndërsa Albana Osmani kujton takimin e parë me Liçon duke thënë se ndonëse dukej pak i trembur, e kishte dëshirën për të vijuar televizionin.

“E mbaj mend që jemi takuar, jemi përshëndetur. Ishe pak i trembur, megjithatë dëshira për të vijuar televizionin nuk është se nuk ishte.”

Për këtë pjesë Ledioni u shpreh se 6 muajt e tij të parë në Top Channel nuk është paguar me asnjë lek. Vërtetë ka punuar falas, por duhet thënë se sot emri Ledion Liço kushton shumë.