Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme në Tiranë për rritjen e çmimeve, kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim live në rrjete sociale, kur sic paralajmeroi do te prezantoje paketen e rezistences sociale. ‘Taksat e naftës nuk do të hiqen, dhe këtë nuk e zhbën dot askush as gomat e X5, as çmimi i energjisë nuk do të rritet. Taksat e naftës nuk do të hiqen kurrë. 650 milionë euro që duhet të paguajmë deri në fund të vitit për energjinë elektrike.’

Por përpara se të niste prezantimin, Rama tha se, ndihej i turpëruar se, Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Evropës ku protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë. Ai solli sërish në vëmendje, së fatura e energjisë prej muaj nuk është prekur dhe se familjarët dhe biznesi i vogël nuk e paguan vetë, por e paguan së bashku me Qeverinë.

“Ne po paguajmë 80% të kësaj fature, këtë nuk e ka bërë asnjë shtet në botë”, tha Rama, i cili solli si shembull rritjen në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas kryeministrit kjo i kushton shtetit 650 milionë euro çdo vit. Ai prerazi tha se taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet.

“Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve për naftë  për zyrtarët, pjesën tjetër” shpjegoi Rama, “le ta paguajnë nga xhepi”.