jë ngjarje e frikshme ka ndodhur në avionin e linjës Vjenë-Tiranë.

Disa minuta pas ngritjes në ajër avioni ka pësuar një difekt të rëndë.

Një nga udhëtarët tregon se ka dëgjuar një shpërthim të fortë, ndërkohë që avioni ka humbur drejtimin normal.

E gjithë avaria është shoqëruar me panik dhe frikë nga udhëtarët të cilët kanë menduar se jeta e tyre kaq e kishte.

Dëgjuam një shpërthim të fortë pasi ishim ngritur. Më pas avioni kishte probleme të rënda në fluturim. Pilotët u përpoqën shumë. Madje ata janë heronj pasi falë atyre ne mundëm të mbijetojmë. Qëndruam për 40 minuta në ajër dhe nga momenti në moment mund të përplaseshim. Ende nuk e dimë çfarë ngjau, por piloti, falë tij e përsëris, ne mundemi të jemi gjallë. Ai arriti ta ulë avionin dhe ne shpëtuam të gjithë, tregon njëri nga udhëtarët.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen. Por fakt është se pasagjerët e linjës Vjenë-Tiranë kanë shpëtuar për mrekulli.