Prodhimi i kriptomonedhave në Shqipëri lejohet me ligj prej  vitit 2021 .Tashmë që Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë emetimit të monedhave virtuale sot shihen si një  fenomen me tendcë në rritje në realitetin Shqiptar. Këto valuta virtuale,që mund të prodhohen dhe të tregtohen lirisht  kanë thyer konceptin e parasë klasike në bot, por në Shqiperi çpo ndodh?

Në një intervistë për News1.al Albjon Lekaj rrëfen ekspericën e tij si investues dhe njohës i tregut të kripotmonedhave prej më shum së 5 vitesh.

I pyetur se çfarë qëndrimi kanë Shqiptaret mbi botën e kriptomonedhave dhe se a është një realitet që ata janë të gatshëm ta përqafojnë këtë risi apo shfaqen skeptik ndaj tyre?

Tendenca globale e investimit në kriptovaluta ka përfshirë edhe Shqipërinë. Mese shumti jane investitoret e rinj që i shikojnë këto si mundesi investivimi për tu pasuruar shpejt. Megjithatë ndonëse fillimisht, interesi publik ishte i vakët për shum arsye, pikësëpari  sepse i shohin keto investime të ngjashme me firmat piramidale që shoqëria shqiptare e ka pesuar dikur në vitet 97 një krizë ekonomike të tillë dhe i shohin me skepticitet por dhe si mungesë informacioni ndaj kriptovalutave.

A kanë nisur bizneset Shqiptare të pranojnë pagesa nëpermjet monedhave elektronike ?

Nëse dikush sot dëshiron të këmbejë kriptovalutat me valuta të zakonshme mund ta bëjë këtë ose privatisht, me persona që pranojnë të thyejnë këto valuta, ose nëpërmjet bursave online që e ofrojnë këtë shërbim. Për të blerë privatisht kriptovaluta nga një person që i disponon, mjafton të shkarkosh një portofol në telefonin celular.Konsumatorët mund t’i dërgojnë monedhat virtuale në internet tek të gjithë të tjerët, që janë të gatshëm për t’i pranuar ata, ose të bëjnë konvertimin e tyre përsëri në një monedhë konvencionale megjithate kjo gjë ndodh vetem nën tavolinë dhe jo e regulluar me ligj tani për tani.

Trendi ne rrijte i perdorimit të kriptomonedhave a mund të jetë  një mundësi për grupet kriminale për të pastruar paratë e pista ?

Autoritetet më të rëndësishme monetare Shqipater jane shprehur   dyshuese rreth transaksioneve te kriptomonedhave, duke paralajmëruar investitorët se po ekspozohen ndaj rreziqeve  për të humbur paratë e tyre por gjithsesi nuk ka ndonjë të dhënë domethënëse mbi rrezikun sa i takon aseteve virtuale per pastrimin e lekeve. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për masat e mara për të adresuar risqet apo raste konkrete për pastrimin e parave në Shqiperi.

Si funksionon prodhimi ‘ilegal’ i kriptomonedhave në Shqipëri ?

Kemi disa lloje vepra penale, duke nisur nga vjedhja e energjisë elektrike dhe deri tek mashtrimi kompjuterik.Problem i kësaj kriptomonedhe është që kërkon një sasi shumë të madhe energjie dhe një investim shumë të madh teknologjik për prodhimin e tyre dhe si pasoje qe te maksimizojne fitimiet investuesit në këtë fushë vjedhin energjinë çka shkon përkundrejt ligjeve por prodhimi i tyre nuk është ilegal ,pra  ilegale është vjedhja e energjisë.