Ambasada e SHBA-së në Kiev ka bërë një denoncim të rëndë. Ambasada Amerikane ka ripublikuar një lajm nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, sipas të cilit forcat e armatosura ruse kanë çuar ilegalisht 2389 fëmijë ukrainas në Rusi nga provincat Donetsk dhe Luhansk.

Sipas ambasadës, fëmijët janë marrë me justifikimin e evakuimit, ndërsa  theksohet se ky është një rrëmbim.

“Nuk është asistencë, është rrëmbim”, shkruajnë autoritetet amerikane.

Provincat Donetsk dhe Luhansk, në Donbass, janë selitë e dy republikave separatiste pro-ruse, të cilat nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar, por që kanë shpallur pavarësinë pak ditë para se Rusia të niste sulmet mbi Ukrainën.