Një përleshje fizike raportohet të ketë ndodhur në Universitetin e Mitrovicës.

Lajmi është raportuar nga mediat lokale, ku thuhet se zyrtarët e këtij universiteti janë rrahur me njëri-tjetrin.

Sipas raportimeve, kjo nuk është hera e parë që një përleshje e tillë ndodh pikërisht në këtë Universitet.

Edhe më herët profesorët e këtij universiteti ishin rrahur, për shkak të një mosmarrëveshje që kishin patur rreth shfrytëzimit të sallave.

Në disa prej rasteve kishte ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, ndërsa për rastin e fundit nuk janë dhënë detaje shtesë nga efektivët blu.