Will Smith ka hyrë në një klinikë rehabilitimi për shkak të stresit që i është krijuar nga polemikat që shpërthyen pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock, në mbrëmjen e çmimeve Oscar.

Sipas “The Sun”, aktori i famshëm është prekur shumë nga ajo që ndodhi dhe ka vendosur që të nisë rehabilitimin në një klinikë luksoze.

Will Smith jo vetëm që u kritikua ashpër pas incidentit, por ka humbur edhe disa kontrata, mes të cilave edhe kontratën me Netflix për filmin “Fast and Loose”.

“Kjo është pa dyshim beteja më e madhe e karrierës së tij. Është një qendër rehabilitimi ku kanë shkuar shumë yje të tjerë të botës së spektaklit dhe Smith do të përpiqet që të gjejë një mënyrë për të ecur përpara. Ai shpreson që të kthehet dhe të shpëtojë reputacionin e karrierën e tij”, tha një burim për tabloidin britanik.