Spitalit rajonal të Korçës i është prishur kompjuteri i leximit të përgjigjeve të rezonancës dhe si rrjedhojë ka mbetur pa këtë shërbim të domosdoshëm.U desh një kontroll i portierit të ekipit Skënderbeu Bekim Rexhepi në këtë spital pas dëmtimit që pësoi në ligament, që të dilte zbukuar kjo mangësi e shërbimit të rezonancës në spitalin e Korçës.

Ndërsa portieri ka mbetur pezull në përgjigje të kontrollit mjekësor, po kaq i paqartë mbetet edhe shfajësimi se është prishur kompjuteri që jep përgjigjet e rezonancës

.Prej vitesh, spitali rajonal i Korçës apo poliklinika e qytetit kanë patur problematikē telenovelën e prishjes së arapraturave apo radiografisë, ndërsa tani ka dalë e modës edhe mosfunksionimi i kompjuterit të rezonancës.

Rasti i portierit Bekim Rexhepi që ka bërë publik çregullimin, në mos spekulimin me teknikat moderne në spitalin rajonal të Korçës është konsideruar si një ‘çudi shqiptare’ me etiketimin më të butë që mund ti bëhet kësaj anomalie.