Jennifer Lopez ka konfirmuar fejesën e saj me Ben Affleck, me të cilin po fejohet për herë të dytë.

Artistja 52-vjeçare mbrëmjen e së premtes ka shpërndarë një video ku shfaqet tejet e emocionuar teksa shikon unazën e fejesës. Ylli i muzikës tregoi shkëlqimin mahnitës të unazës me të cilën aktori 49-vjeçar i propozoi.

Videoja nis me pamje të unazës, e më pas shfaqet fytyra e lumtur dhe plot emocion e yllit të “Hustlers”. Jennifer dhe Ben janë fejuar po ashtu 18 vjet më parë, në vitin 2004.

Ribashkimi i çiftit në maj të vitit 2021 tronditi fansat, të cilët pas 17 vitesh nuk prisnin që kjo të ndodhte.

Në prill të 2021, Jennifer i dha fund marrëdhënies me Alex Rodriguez, me të cilin ishte për katër vjet në lidhje e dy vjet e fejuar.