TIRANË– Mediat e huaja publikojnë lajmin se Shqipëria mund të marrë dritën jeshile për në Bashkimin Europian në muajin qershor. Sipas Euractive procesi do të përshpejtohet pas ofertës për Ukrainën. Euractive shkruan se të dyja vendet, si Shqipëria dhe Ukraina, mund të marrin dritën jeshile të anëtarësimit në BE gjatë muajit qershor.

‘Përpjekja e Shqipërisë për t’u bashkuar me bllokun ka qenë e lidhur me fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat, në letër, Bullgaria ka vënë veton ndaj këtyre të fundit për çështjet historike dhe të të drejtave të njeriut.‘- shkruhet në artikull