Të paktën 13 persona u plagosën nga të shtënat që u regjistruan në stacionin Sunset Park të metrosë së New Yorkut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale portretizojnë njerëz të gjakosur në kalatë.

Në qytet janë vendosur agjentë kundër terrorizmit, pasi në atë metro u zbulua dhe një sasi eksplozivi e pa shpërthyer.

Mediat e huaja raportojnë se autori i dyshuar kishte veshur një maskë gazi dhe një jelek portokalli. Po ashtu thuhet se ai ishte i veshur si punonjës i Autoritetit të Transportit Metropolitan, ndaj kjo gjë e ka lejuar atë që të përzihej me turmën dhe të arratisej.