Tiranë- Hiqen biletat fizike në transportin ndërqytetas. Ato do të zëvendësohen me bileta elektronike. Lajmin e bërë të ditur vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar ditën e sotme, ku u miratua edhe vendimi.

Ndërkohë mësohet se prerja e biletave do të bëhet përmes sistemeve elektronike të fiskalizuara.

“Ky pr/ligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara.

Prerja e biletave bëhet nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër.

Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave. Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike”, u shpreh ministrja Balluku.