Është publikuar ditën e sotme një sondazh i ri për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Francë, ku konkurron presidenti aktual, Macron, kundër Marine Le Pen.

Nëse raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahej sot, presidenti në detyrë Emmanuel Macron do të fitonte përballë rivales Marine Le Pen.

Sipas sondazhit të ri të Ipsos të publikuar në mediat franceze Macron do të merrte 55 për qind të votave të francezëve. Ndërkaq Le Pen e ekstremit të djathtë do të merrte 44 . 5%.

Hendeku është rritur me gjysmë pike nga sondazhi i mëparshëm.