Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se cili vend ka madhësinë mesatare më të madhe të penisit, atëherë mos kërkoni më tej, pasi një sondazh i fundit i 86 kombeve i ka zbuluar të gjitha, duke bërë renditjen nga më i madhi tek më i vogli.

Një farmaci në internet, nga muaji mars përdori të dhëna të Google nga 86 vende për të kryer studimin e saj dhe mund të habiteni me gjetjet e studimit. Farmacisti Navin Khosla, i cili rishikoi studimin, tha:

“Pavarësisht nëse njerëzit janë të shqetësuar për madhësinë apo formën e penisit, apo ndonjë aspekt tjetër për këtë çështje, shumica prej nesh kanë pyetur veten në një moment apo në një tjetër nëse i yni është mjaft i madh. Madhësia e penisit mund të ketë një ndikim masiv në besimin dhe vetë-imazhin”.

Sipas studimit, meshkujt në Ekuador janë në vendin e parë, me një madhësi mesatare të penisit prej 6.93 inç kur janë në ereksion. Kjo e bën matjen më shumë se 10 për qind të lartësisë mesatare.

Credit: From Mars

Në vendin e dytë është Kameruni, me një madhësi mesatare prej 6.56 inç, i ndjekur pak nga Bolivia, me 6.50 inç, duke e vendosur Amerikën e Jugut në vend ptestigji me zonjat. Top 5 e përmbyllin Sudani me 6.48 inç dhe Haiti me 6.30 inç.

Sigurisht, nuk mund të ketë një më të madh pa një më të vogël. Studimi zbuloi se kamboxhianët kanë madhësinë më të vogël të penisit kur janë në ereksion, me gjatësi vetëm 3.95 inç. Jo larg është Tajvani, me një madhësi mesatare prej 4.24 inç, dhe Filipinet pak më lart, me 4.27 inç.

Nëse po pyesni se si rezultuan meshkujt britanikë dhe amerikanë, raportohet se burrat në SHBA mundën ngushtë ata nga Britania e Madhe me një madhësi mesatare prej 5.35 inç, duke i vendosur ata në vendin e 59-të.

Britanikët zbritën në vendin e 66-të, me një madhësi mesatare prej 5.17 inç. Franca u pozicionua në vendin e 11-të, shumë respektueshëm, duke raportuar një madhësi mesatare të penisit prej 6.20 inç, krahasuar me një mesatare më pak mbresëlënëse të Australisë prej 5.69 inç, në vendin e 43-të.

Është e rëndësishme të theksohet se studimi origjinal u mbështet në të dhënat e vetë-raportuara për të përcaktuar madhësinë mesatare të penisit, gjë që lë mundësinë që të anketuarit të ishin më bujarë me matjet e tyre.

Credit: @dylanpage.ning/TikTok

Duke përmbyllur studimin, Navin Khosla shtron pyetjen: A ka vërtet rëndësi madhësia? Ai tha: “Në fund të fundit, përgjigja është ndoshta, ndoshta jo. E vërteta është se pronari i penisit ka shumë më tepër gjasa të shqetësohet për madhësinë e penisit sesa partneret e tij seksuale!”

Duke parë këtë listë, konstaton se meshkujt shqiptarë janë në gjysmën e parë të klasifikimit. Jo keq, në vendin e 48-të, me mesataren e penisit 5.59 inç, ose 14.9 centimetra.