Shumë nga fëmijët shqiptarë nuk marrin ushqim me vete në shkollë. Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se nga 7578 fëmijë të moshës 6-15 vjeç, një pjesë e vogël marrin ushqim me vete në shkollë. Të dhënat e marra nga 32 shkolla të vendit dhe 12 qarqe tregojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve (58%) marrin pará me vete në shkollë, për blerjen e ushqimeve çdo ditë ose pothuajse çdo ditë. Në raport shkruhet se është konfirmuar, edhe një herë tendenca e fëmijëve shqiptare lidhur anashkalimin e vakteve, sidomos mëngjesin, më i ulët ky mes fëmijëve obezë.

Gjatë vitit të shkuar, Ministria e Arsimit në bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, vendosi një rregullore për ndalimin e shitjes së produkteve të papërshtatshme për fëmijë. Gjithashtu, në këtë rregull kishte një listë me produktet ‘e ndaluara’. “Kërkesat dhe rregullat do të zbatohen në çdo rast të ofrimit të ushqimit në institucionet arsimore, pavarësisht frekuencës dhe masës së ushqimit të ofruar ose mënyrës së realizimit, nëse përgatitet në mensën e institucionit arsimor para universitar. Përgjegjës për zbatimin e këtyre rregullave është institucioni arsimor që duhet të monitorojë standardet e ushqimit në mjediset e shkollave”, thuhej në rregulloren e shkruar.

Ndërkaq, të dhënat tregojnë se fëmijët janë të prirur drejt konsumin jo të duhur të ushqimeve të shëndetshme si frutat, perimet dhe mishi, dhe konsumin e lartë të ushqimeve me cilësi të dobët.

Sipas raportit rreth 10% e fëmijëve hanë ushqim të blerë nga një dyqan ose shitës ambulant në shkollë, nga ana tjetër 7% hanë ushqime që kanë sjellë nga shtëpia.