GREQI- Ngjarje e rëndë në Greqi. Një grua shqiptare dyshohet se u përdhunua në grup.

Ngjarja ndodhi dje në Selanik. një 34 vjeçare shqiptare ka denoncuar se e kishte përdhunuar një 32-vjeçar, të cilin pretendoi se e kishte takuar një muaj më parë.

Në rrëfimin e saj në Polici, 32-vjeçari akuzohet se e ka çuar gruan në zonën e Dendropotamos, e pikërisht aty e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, ndërsa jashtë godinës ndodheshin tre burra për arsye që nuk dihet.

Pasi ka mundur që të lirohet nga “duart” e 32-vjeçarit, shqiptarja ka shkuar në Polici dhe ka denoncuar gjithçka që ka ndodhur.

Ndërsa deri më tani dyshohet se atë e kanë përdhunuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin jashtë godinës ku ndodhi ngjarja e rëndë.