Tiranë- Kapet në Tiranë i kërkuari nga interpoli për “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në kuadër të operacionit ‘Madrid’ bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasitNikolin Janina 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.