TIRANË– Vendoset në pranga shoferi i urbanit të linjës së Institutit në Tiranë.

62-vjeçari u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai është arrestuar edhe në 2019 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

‘Gjatë kryerjes se veprimeve policore, për verifikimin e nivelit te alkoolit, drejtuesi i autobusit i identifikuar me iniciale N. K, 62 vjeç, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, konkretisht testi i parë 0.342 mg/l, testi i dytë 0.549 mg/l.’- thuhet në njoftim.

Brenda një jave në Tiranë kanë ndodhur 4 aksidente me urbanë.