PISTOIA– Një shqiptar në Itali ka qëlluar bashkëshorten me thikë e më pas ka tentuar të fshehë krimin.

Ngjarja ndodhi në Pistoia. 45-vjeçari ka plagosur bashkëshorten e tij dhe më pas ka inskenuar një grabitje.

Gjatë një sherri në shtëpi, shqiptari kishte qëlluar me thikë në bark bashkëshorten 34-vjeçare, duke e plagosur por fatmirësisht pa i cënuar jetën.

Pasi e plagosi e dërgoi vetë në spital, ndërsa efektivëve të Policisë u tha se gruan ia kishte sulmuar në rrugë një burrë me fytyrë të mbuluar dhe i armatosur me thikë.

Sipas historisë së trilluar, agresori e kishte goditur gruan për t’i marrë çantën. Por hetimet zbuluan diçka tjetër. Mesa duket ishte shqiptari ai që vazhdimisht dhunonte gruan dhe dy fëmijët e mitur, 8 dhe 12 vjeç.

Shqiptari u ndalua dhe çështja është nën hetim.