Tiranë- Moderatorja Luana Vjollca ka habitur me veprimet e fundit të saj në rrjetet sociale. Ajo ka fshirë çdo postim nga profili i saj në Instagram, përfshirë këtu edhe foton e profilit.

Ajo ka lënë të habitur ndjekësit me një foto të fundit të postuar pasi mbylli gjithçka. Vjollca kishte bërë në kyç tatuazhin misterioz pikë-presje.

Tatuazhi mban një kuptim të fshehur për të gjithë ata që nuk e dinë. Ai nënkupton luftën që ka dikush me shëndetin mendor, për shkak të probleme të ndryshme si depresioni.

Për më tepër personat që e kanë bërë këtë tatuazh janë cilësuar si individë në ndihmë pasi janë në rrezik vetëvrasjeje. Kuptimi i tatuazhit u bë viral pak muaj më parë në rrjetin social TikTok.