HAGË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar të takojë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës në Haaglanden.

Takimi me Thaçin ka nisur në orën 11:30, dhe pritet që të zgjasë për tre orë.

Vizita e Ramës vjen pasi Hashim Thaçi, doli sot para Gjykatës Speciale, ku u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Ish presidenti i Kosovës tha se nuk i kishte kuptuar akuzat, pasi ka shumë të tilla. “Deklarohem i pafajshëm, megjithëse akuzat nuk i kam lexuar dhe nuk i kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai, teksa mori pjesë në seancë përmes video-lidhjes nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.