Mat- Ka nisur ‘ters’ edhe për turistët ky vit.

Pas aksidentit me vdekje të dy polakëve me motor dhe një zvicerani në Alpet e Valbonës, një tjetër turist është aksidentuar sot dhe është nisur urgjent në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12.30, në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin, teksa turisti francez udhëtonte me mjetin e tij tip “Defender”.

Banorë të fshati, të cilët mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes thanë se 70-vjeçari ka pësuar dëmtime në shpatull.

Shumë shpejt është kërkuar transportimi me helikopter, por turisti pas një bisede me Ambasadën Franceze është shprehur se nuk është e domosdoshme dërgimi i mjetit fluturues.

Sakaq spitali “Xhavit Mara” ka dërguar një ambulancë drejt fshatit malor.

Banorë të fshatit Gjoçaj i janë gjendur pranë turistit dhe po e transportojnë drejt Burrelit.