Rusi- Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom tha se do të ndalojë dërgimin e gazit rus përmes tubacionit Yamal që kalon nëpër Poloni, pasi Kremlini vendosi sanksione ndaj një numri kompanish të huaja.

Çmimet u rritën menjëherë me 16.6%.

Megjithatë, të dyja vlerat, si për Amsterdamin, ashtu edhe për Londrën, janë larg majave të 7 marsit të kaluar, me vlerat në ditët e para të konfliktit në Ukrainë, kur arritën përkatësisht në 345 euro.

Ndërkohë, Gazprom ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e një tubacioni kyç të kalimit të gazit përmes Polonisë.

Kjo është situata e tensionuar e radhës sa i përket gazit mes Rusisë dhe Polonisë. Muajin e kaluar, Gazprom tha se kishte ndërprerë plotësisht furnizimet për kompaninë polake të gazit PGNiG dhe Bulgargaz të Bullgarisë pasi refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla dhe jo në euro ose dollarë.