Dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me shkopa të huaj me 4 persona të tjerë në Novara të Italisë. Shkaku ka qenë ngacmimi i 2 vajzave që ishin me to, nga 4 të huajt.

Katër personat që kanë sulmuar janë lënë në masën detyrim paraqitje, kurse të sulmuarit janë dy shtetas kosovarë dhe një me origjinë marokene, gjithashtu banues në Novara.

Gjithçka ka nisur në ditët e para të janarit për shkak të një mosmarrëveshjeje të parëndësishme që ndodhi në qendër të Novarës në një lokal shumë të populluar.

Në fillim mosmarrëveshja ishte për dy vajzat në shoqërinë e njërës prej shqiptarëve. Por sherri i nisur aty është parandaluar me ndërhyrjen e policisë.

Duke mos u mjaftuar me kaq ata kanë lënë takim të nesërmen për t’u sqaruar. Shqiptarët nuk ishin përgatitur për më të keqen, pasi u ishte bërë një pritë. Aty plasi sherri me shkopinj bejsbolli madje njëri nga shqiptarët ka përfunduar në spital.