Tiranë– Në kuadër të finales së Conference League që pritet të zhvillohet në 25 maj në Tiranë, Policia e Shtetit ka njoftuar se do të ketë kufizime në disa rrugë të kryeqytetit.

Më konkretisht, do të kufizohet lëvizja në 24-25 maj, nga stadiumi deri në sheshin “Skënderbej”, në lindje deri në Rrugën e Elbasanit dhe në perëndim deri në rrugën “Sami Frashëri”.

E ndërsa, për tifozët që kanë një biletë për të parë ndeshjen në arenën kombëtare do të duhet që të ndjekin një rrugë tjetër.