“Një fund i lumtur”, shkruan PSG. Fundi i lumtur në telenovelën për rinovimin e Kylian Mbappe, si për klubin e Al Khelaifi, ashtu edhe për sulmuesin francez që dukej një hap larg Real Madridit dhe që në vend të kësaj vendosi të qëndronte.

Zyrtarisht ende nuk dihen shifrat e marrëveshjes që lidh lojtarin me klubin edhe për tre vite të tjera. Është shkruar për një bonus nënshkrimi prej të paktën 100 milionë dollarësh, plus 100 milionë dollarë në vit pagë neto. Numra me të vërtetë të çmendur. Më të mundshmet flasin për 130 milionë për kontratë të nënshkruar dhe 30 neto në sezon. Për një total prej 220 milionë euro.

Pra, le të bëjmë një llogari të shpejtë në xhepat e Mbappé. Për një periudhë trevjeçare, pra, 1095 ditë në total (përfshirë festat), francezi do të fitojë 201 mijë euro në ditë, 8375 euro në orë, 2,32 euro për sekondë. Me pak fjalë, me çdo mbyllje syri, me çdo frymëmarrje kampioni i PSG-së mbledh të paktën një euro. Dhe e gjithë kjo pa llogaritur të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit dhe sponsorët.

Çfarë mund të mblihet me këto shifra ditore? Një Ferrari Roma (200 mijë euro), 13 Panda, 238 i-Phone 13 (nga 839 euro) çdo ditë. Ai do të mund të blinte një apartament në qendër të Milanos me vlerë 1.4 milionë çdo javë, 62 jahte 30 metra (vlera mesatare 3 milionë) në tre vjet.

“Doja të njoftoja se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me Paris Saint-Germain dhe jam shumë i lumtur”, këto janë fjalët e zgjedhura nga Mbappe për të njoftuar rinovimin e tij. “Jam i bindur se mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i jep vetes mjetet për të arritur nivelet më të larta”. Fundi më i lumtur se kaq…