25 maji është një ditë që do të kujtohet gjatë, një festë e madhe për Tiranën, për herë të parë në histori kryeqyteti shqiptar mirëpret një finale të madhe evropiane, finalen e Conference League.

Tirana është e mbërthyer nga “ethet” e këtij evenimenti gjigant, ku kërkohet një organizim perfekt dhe përfshirjen e shumë aktorëve.

Për të sjell pak nga atmosfera e finales Roma-Feyenoord ka menduar kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar disa imazhe nga autobusi zyrtar i klubit të Romës i cili këtë të hënë ka zbarkuar nga portin e Durrësit:

“Mbërrin në Portin e Durrësit autobuzi zyrtar i Romës, i cili do të marrë nesër skuadrën në Rinasi”, shkruan Edi Rama në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.