TIRANË- Feyenoord mbërriti në Tiranë para Romës.

Holandezët do të përballen të mërkurën në orën 21:00 me Romën.

Interesim i madh i tifozerisë dhe medias vendase.

Njoftimin për mbërritjen e klubit e ka dhënë nëpërmjet Twitter vetë faqja zyrtare e holandezëve në këtë rrjet social, shoqëruar me shkrimin e veçantë “Arritëm në të bukurën Shqipëri”.

Tirana është ‘blinduar’ për mbarëvajtjen e takimit.