Na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e përballjes Roma-Feynoord për finalen e Conference League dhe stadiumi “Air Albania” është duke u mbushur nga tifozeritë repsektive.

Por hyrja e fansave të ekipit holandez në stadium nuk ka kaluar pa incidente.

Ka pasur një moment tensioni përpara Pallatit të Kongreseve, ku siç u raportuar dhe nga gazetarët e Neës24 në terren, dy tifozë të grupimit “Barbarët” kanë tentuar të çajnë kordonin dhe të përplasen fizikisht me tifozët kundërshtarë.

Incidenti mund të shihet edhe në videon e mëposhtme.