Nuk i kaloi dot 500 km/h, as 490 km/h të Bugatti Chiron, por SSC Tuatara po i afrohet objektivit për t’u bërë makina më e shpejtë në histori.

Supermakina amerikane, me 1775 kuaj fuqi, ka regjistruar një shpejtësi maksimale prej 474,8 km/h. Me pilotin Larry Caplin në timon, në Kennedy Space Center të Floridës, SSC Tuatara e regjistroi këtë shpejtësi në 3,2 kilometra distancë.

Jerod Shelby, themeluesi i kësaj makine, u shpreh: “Përshpejtimi deri në 490 km/h na bën të kuptojmë se kjo makinë mund të arrijë shpejtësi maksimale shumë më të larta. Të gjitha të dhënat na tregojnë se në një pistë më të gjatë, mund të arrijmë 500 km/h pa problem”.