Është mbyllur në Selinë Blu procesi i numërimit të votave të hedhura nga anëtarët e Këshillit Kombëtar për zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave të deritanishme në procesin e votimit morën pjesë 227 anëtarë të Këshillit Kombëtar, për 20 emrat e Kryesisë së re.

Emrat më të votuar në Kryesinë e re janë ata të Belind Këlliçit nga burrat me 192 vota, ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.