Qeveria ka vendosur të japë 560 milionë lekë për naftëtarët e Ballshit. Pas rreth tre javësh në grevë urie, fundjavën e shkuar ata ranë dakord të plotësojnë kushtin e kryeministrit, të dalin nga greva për të nisur negociatat. Pas bisedës me kryeministrin, të dyja palët arritën në një marrëveshje për kërkesat e naftëtarëve. Shuma prej 560 milionë lekësh do të financohet nga buxheti i shtetit.