560 mln lekë nga buxheti i shtetit do të shkojnë për të paguar naftëtarët, pas vendimit të këtyre të fundit për të lënë grevën. Kjo shifër është bërë e ditur nga Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi në Komisionin e Ekonomisë.

TIRANË– 560 mln lekë nga buxheti i shtetit do të shkojnë për të paguar naftëtarët, pas vendimit të këtyre të fundit për të lënë grevën. Kjo shifër është bërë e ditur nga Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi në Komisionin e Ekonomisë.

Kjo pagesë është marrëveshja që arritën naftëtarët me qeverinë pak ditë më parë. Ndërkohë, ashtu siç ishte e bërë e ditur edhe më herët, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ta në Fier. Takimi nisi në orën 17:00.