Fshati turistik i Linit në Pogradec përveç bukurive natyrore që ka, pritet së shpejti të tërheqë më shumë vizitorë edhe me zbulimet që pritet të bëhen në këtë zonë.

Studimet dhe kërkimet e deritanishme, të cilat kanë nisur që në vitin 2019, flasin për gjetjen e rrënojave të një mënyre jetese të rrallë, që njihet ndryshe me termin palafite.

Por çfarë është palafiti? Sipas arkeologes studimet flasin për një zbulim të 5 mijë viteve më parë që cilësohet unik dhe më i rëndësishmi në gjithë rajonin e liqenit te Ohrit dhe më gjerë.

Projektet për këtë vendbanim të veçantë nuk do të ndalen thjesht në dokumentimin e tij, por edhe në rindërtimin e banesave mbi liqen ashtu siç kanë qenë 5 mijë vite më parë.

Këto zbulime do të jenë një vlerë e shtuar për rajonin e Pogradecit por edhe më gjerë, pasi pritet të thithë mjaft vizitorë dhe të kthehet në një qendër studimore.