Keni harruar karikuesin e celularit në shtëpi, dhe të gjithë përreth kanë një model të ndryshëm që nuk ju hyn në punë? Ky siklet do të harrohet shpejt, të paktën në Europë.

Parlamenti Europian ka arritur marrëveshjen politike për të lejuar vetëm një tip karikuesi për të gjithë modelet që do të shiten brenda kufijve të BE-së. Madje, jo vetëm për celularët, por edhe për aparate të ngjashme, si tableta, kamera digjitale, etj.     

Modeli C-type

Karikuesi i përbashkët do të jetë ai që njihet në treg si C-type, që do të punojë tashmë përtej modeleve dhe kompanive prodhuese, normalisht për modelet që do të hyjnë në treg pas marrëveshjes.

Nje tjetër pikë e marrëveshjes është dakordësimi që karikuesit të blihen veçmas dhe mos të përfshihen detyrimisht me blerjen e celularit, në mënyrë që të ulet sasia e plastikës së përdorur, dhe mbetjet që kjo nënkupton.