Kryeministri Rama pritet të zhvillojë një vizitë në Kiev ditët në vijim, bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Fillimisht, lajmi u publikua nga media malazeze, Vjesti, sipas së cilës, Rama dhe Kovacevski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Më pas, burime për A2 CNN kanë konfirmuar se kryeministri Rama do të udhëtojë për në Kiev.

Zyrtari i parë shqiptar, i cili vizitoi Kievin pas sulmeve të 24 shkurtit, është kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili më 27 prill, takoi Presidentin e Ukrainës, Zelensky.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Ramës në Ukrainë, pasi ai ishte në janar të vitit 2020 në Kiev, kur Shqipëria kishte kryesimin e OSBE-së.