Rusia paralajmëron se Europa do të zhduket nga një apokalips bërthamor, në kërcënimin e radhës nga Kremlini zyrtar drejtuar Perëndimit, për të hequr dorë nga furnizimi me armë për Ukrainën.

Kësaj here, kërcënimi erdhi nga kreu i Dumës, Viacheslav Volodin, i cili reagon pas deklaratës së ministrit të Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, i cili tha se Perëndimi duhet të dërgojë më shumë armë për Kievin e rrethuar.

Sikorski pretendon se Vladimir Putin ka shkelur Memorandumin e Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë të vitit 1994, i cili justifikon dërgimin perëndimor të armëve bërthamore. Ai i tha në televizionin ukrainas Espreso TV se furnizimet me armë do t’i jepnin Ukrainës mundësinë për të mbrojtur pavarësinë e saj.

Ukraina ra dakord të heqë dorë nga të gjitha armët e saj bërthamore të mbetura nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe iu bashkua Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Volodin kritikoi vërejtjet, duke shkruar në rrjetet sociale se me zyrtarë të këtij niveli, evropianët do të kenë probleme shumë më serioze se ato me të cilat janë përballur deri më sot. Sipas tij, diplomati polak po provokon një konflikt bërthamor në qendër të Evropës.