Beyonce Knowles-Carter do të kthehet në botën e muzikës. 40-vjeçarja, në një intervistë për revistën “Vogue”, ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë këngë të reja.

Albumi i fundit i Beyonce ka qenë “Lemonade”, në vitin 2016.

Ai i radhës, që do të jetë albumi i shtatë në karrierë, do të dalë në treg shumë shpejt dhe do të quhet “Renaissance”. Në këtë album do të ketë plot 16 këngë.