Tabloidi anglez “Daily Star” ka paralajmëruar tifozët që do të shkojnë në Katar për të ndjekur ndeshjet e Botërorit të këtij viti (21 nëntor-18 dhjetor). Sipas tij, nëse kryen marrëdhënie seksuale jashtëmartesore, mund të dënohesh deri në 7 vite burg.

Komiteti i Lartë i Katarit njoftoi se “Katari është një vend konservator dhe të tregosh publikisht dashurinë nuk shihet me sy të mirë, pavarësisht orientimit seksual”.

Një burim i policisë britanike tha për “Daily Star”: “Seksi lejohet vetëm nëse je burrë e grua. Nuk do të lejohen aventurat vetëm për një natë. Nuk do të ketë festa, të gjithë duhet të sillen mirë. Përndryshe, rrezikojnë të provojnë burgjet e Katarit. Për herë të parë në histori, në një Botëror nuk do të lejohet seksi”.