Daniil Medvedev duket se nuk po e shijon aspak faktin që është numri 1 i botës në tenis.

Rusi nuk ka fituar asnjë turne këtë vit dhe ka humbur në dy finale, si dhe javën e ardhshme nuk do të lejohet të luajë në Wimbledon, për shkak të përjashtimit për tenistët rusë e bjellorusë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Medvedev u bë protagonist i një gjesti të shëmtuar në finalen e një turneu në Gjermani, teksa po humbte 2-0 nga polaku Hurkacz, ai u kthye nga trajneri i tij duke i folur me një ton shumë të ashpër.

Një gjest i papranueshëm për trajnerin, që menjëherë u ngrit, mori çantën dhe u largua nga stadiumi. Medvedev, pas ndeshjes, ka kërkuar ndjesë, por marrëdhënia me teknikun e tij francez mbetet e ndërlikuar.