Një raport i publikuar së fundmi ka zbuluar të dhëna tronditëse sipas të cilit, Rusia mund të ketë falsifikuar rezultatet e testimeve të vaksinës së saj antiCovid.

Shkencëtarë nga Australia dhe Singapori të cilët studiuan me imtësi studimet origjinale, kanë zbuluar ato që mendohet të jenë një manipulim i të dhënave mbi efikasitetin e vaksinës Sputnik V.

Në atë kohë, kërkuesit rusë deklaruan se të vaksina prodhoi pothuajse të njëjtat rezultate në 5 grupmosha të ndryshme ku ajo ishte testuar.

Kjo gjë solli një reagim tek ekspertët ndërkombëtarë të cilët shprehën hapur dyshimet se diçka e tillë ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë, duke pasur parasysh numrin e vogël të infektimeve që ndodhën në secilën grup.

Kështu që studiuesit e ribënë provën përmes një modeli të ri për të testuar gjasat që rezultatet të ishin të vërteta. Ata zbuluan se mundësia për të përsëritur të njëjtin efikasitet në të pesë grupmoshat ishte vetëm 0.02 për qind.

Vaksina Sputnik V u shoqërua me mosbesim që në momentin e parë kur Rusia njoftoi miratimin e saj në 2020, përpara testimet të kishin përfunduar.

Qindra miliona njerëz mendohet se janë vaksinuar me Sputnik në mbarë botën dhe rreth 70 vende kishin bërë porosi me vlerë deri në 7 miliardë paund përpara se të niste pushtimi i Ukrainës nga Rusia.