Për të sjellë në jetë një fëmijë nuk mjafton vetëm dëshira, nevojiten edhe para. Pandemia dhe kriza aktuale duket se e kanë shtuar dhe më shumë frikën e çifteve të reja, të cilat ndihen të pasigurta financiarisht për të zgjeruar familjen.

Pavarësisht ligjit të ri të hartuar nga Ministria e Financave për të zbritur shpenzimet deri në 48 000 lekë, kostot për rritjen e një fëmije janë shumë herë më të larta.

Shtrenjtimi i jetesës dhe pagesat e ulëta, bashkë me emigrimin masiv, kanë sjellë dhe rënien e numrit të lindjeve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtesa për tremujorin e parë të 2022 është 6 056, duke shënuar një rënie me 4,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E ndërsa ata që kanë një bazë të mirë ekonomike e ardhmja për të vegjëlit e tyre duket më e vështirë në Shqipëri. Këtë shqetësim e ndan edhe Enisa, një nënë e re me profesion avokate.

Për ekonominë tonë, më pak fëmijë do të thotë mungesë e të ardhmes, më pak fuqi punëtore dhe një dëmtim i skemës së pensioneve.