Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një efektiveje të policisë.

Në njoftimin e policisë theksohet se shtetasi E. P., 20 vjeç, është vënë në pranga pasi ka goditur për shkak të detyrës me grusht punonjësen e policisë E.M.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç”, njofton policia.