Izraeli pretendon se ka rrëzuar së fundmi 3 dronë të kontrolluar nga Hezbollahu që po shkonin të godisnin një prej platformave më të mëdha të gazit në një zonë të diskutueshme të Mesdheut.

Zyrtarët e Izraelit theksuan se dronët ishin nisur nga Libani dhe u rrëzuan me një kombinim mes avionëve luftarakë dhe raketave të lëshuara nga anijet.

Lëshimi i dronë u konfirmua në një deklaratë të mëvonshme edhe nga Hezbollah, grupi ushtarak libanez. Tensionet janë rritur ndjeshëm gjatë kohëve të fundit mes Izraelit dhe Libanit pasi të dy palët pretendojnë të marrin nën kontroll zonën e Karish, e pasur me gaz.