Karim Benzema, pas një sezoni spektakolar që mund të kurorëzohet edhe me fitimin e Topit të Artë, duket se ka gjetur sërish dashurinë.

Gjatë pushimeve të verës, që po i kalon në jahtin e tij në plazhe, sulmuesi i Real Madrid nuk ka qenë vetëm, por në shoqërinë e një vajze që i ka “rrëmbyer” zemrën.

As vetë futbollisti dhe as rrethi i tij i ngushtë nuk kanë komentuar mbi këtë lidhje, por në rrjetet sociale janë bërë “hetimet” e duhura për të gjetur se cila është shoqëruesja e Benzema në këto pushime. Dhe është arritur në përfundimin se ajo është Jordan Ozuna, një modele amerikane 32-vjeçare.

Ende nuk ka shumë të dhëna për marrëdhënien e saj me francezin e Real Madrid, por me siguri që gjithçka do të sqarohet në ditët në vijim.