Pas tërheqjes nga Severodonetsk, ushtria ukrainase është larguar së fundmi edhe nga Lysychansk, duke iu dhënë mundësinë rusëve të kontrollojnë tashmë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut.

Presidenti Zelensky e konsideroi më herët situatën në Lysychansk si tepër të vështirë, ku po luftohet intensivisht, por tashmë pas shumë javësh edhe kjo pikë strategjike ra në duart e rusëve.

Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin australian, Anthony Albanese, presidenti ukrainas u shpreh se ekziston rreziku që Moska të pushtojë të gjithë Luhanskun. Megjithatë, ai shtoi se situata mund të ndryshojë nga dita në ditë.

Marrja e kontrollit të Lysychansk u konfirmua dhe nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.