Një person i armatosur vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, duke përfshirë tre oficerë policie, në zonën Dallas-Fort Worth të shtetit amerikan të Teksasit.

Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Të shtënat ndodhën të dielën në mbrëmje kur oficerët e policisë iu përgjigjën raportimeve për të shtëna me armë.

Në vendin e krimit agjentët gjetën dy viktimat, një çift të moshës 33 dhe 32 vjeç. Personi i armatosur, një 28-vjeçar i identifikuar nga forcat e rendit si Edward Freyamn, priti agjentët dhe u zuri pritë, duke plagosur tre para se të ikte.

I ndjekur nga policia, i riu më pas kreu vetëvrasje.