Pothuajse çdo ditë sipas denoncuesve, Bulevardi i Ri kthehet në pistë garash shpejtësie ndërsa policia ende nuk ka vepruar për këtë situatë.

Nga ana tjetër policia reklamon dronët apo dhe radarët inteligjente të cilët mesa duket ende nuk kanë patrulluar këtë zonë të Tiranës.

Sipas denoncuesve, diçka e tillë ka irrituar banorët e pallateve në zonë për shkak të zhurmave.

Sezoni turistik ka bërë që vëmendja e policisë të përqendrohet në superstradën Tiranë-Durrës aty ku dhe konstatohen rastet më të shumta të tejkalimit të shpejtësisë. Por mesa duket kjo nuk ndodh vetëm në rrugët interurbane, por edhe në mes të Tiranës.