Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë aktorët e teatrit të Korçës Andon Zako Çajupi me disa aktorë italiane me rrëfenjat e Nastradinit në atë që për herë të parë eksperimentohet në vendin tonë, siç është teatri i rrugës. Kjo shfaqje është pjesë e një projekti që përfshin disa shtete dhe ka vite që përgatitet.

Në qendër të kësaj shfaqjeje janë rrëfenjat e Nastradinit, të cilat janë prezantuar në një formë tjetër për publikun, ku kanë shkuar aktorët te publiku dhe jo publiku ne sallën e teatrit.

Shfaqja ka nisur në sheshin para Katedrales ku aktorët dhe të rinjtë kanë përcjellë rrëfenjat gazmore me në qendër Nastradinin. Kjo është hera e parë që eksperimentohet ky lloj teatri në rrugë, i cili gjatë sezonit të verës është më i përshtatshëm edhe për tërheqjen e vizitorëve.