Brad Pitt nuk njeh më fytyrat e njerëzve, madje as të të afërmve dhe miqve. Aktori hollivudian zbuloi se ai vuante nga një çrregullim i rëndë neurologjik që në vitin 2013, por me kalimin e viteve sëmundja është përkeqësuar. Bëhet fjalë për sëmundjen e quajtur prosopagnosti, e zbuluar në 1947 nga psikiatri gjerman Joachim Bodamer.

“Askush nuk më beson! Dua të takoj një person tjetër që vuan nga kjo”, tha ish-bashkëshorti i Angelina Jolie.

Pitt pretendon se ka qenë i sëmurë që nga viti 2103, kjo është arsyeja pse ai e ka kaluar shumicën e kohës brenda për vite me radhë. Në të njëjtën kohë, Brad e ka lënë duhanin: “Nuk mund të pi dot një ose dy cigare në ditë. Nuk është pjesë e mënyrës sime. Për mua është gjithçka ose asgjë. Kam humbur privilegjet e mia”.